Vendosni fjalën kyçe....

4 humbje jete në vend, 406 raste të reja me Covid-19


Katër humbje jete janë regjistruar në vend së fundmi lidhur me pandeminë Covid-19.

Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria numëron zyrtarisht 3108 humbje jete.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Së fundmi janë gjetur 406 raste të reja nga 2506 testime të kryera. Në spital po mjekohen 136 pacientë nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.