Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton fton Edi Ramën në SHBA, do t’i japë një çmim për strehimin e afganëve


 

Rama niset nesër për në SHBA, pritet të marrë çmim për strehimin e afganëve në Shqipëri

Me ftesë të Kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo me ftesë të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas televizionit “Top Channel”, kjo e fundit e ka ftuar Ramën në New York në emër të organizatës “Vital Voices” me qëllim për t’i dorëzuar një çmim kryeministrit shqiptar, për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë të cilët prej disa muajsh tashmë janë strehuar në vendin tonë.

Çmimi për të cilin bëhet fjalë është “Voices of Solidarity Award”, të cilin më parë e kanë marrë sekretari përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Kreu i IRC-së Head David Milliband si dhe Presidenti Joe Biden.