Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje Manastirliut: Të gjobiten deputetët e ministrat që nuk mbajnë maska, s’ka asnjë Parlament në Europë ku deputetët vijnë pa maska


Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë maskat gjatë seancave plenare.

Ai i bëri thirrje ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, që të marrë masa dhe deputetët apo ministrat që nuk e zbatojnë këtë rregull të gjobiten.

“Këtu zoti Braçe ngriti një shqetësim që unë e quaj të drejtë. Personalisht kam konstatuar me ministren e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik. Tani mbajtja e maskës në Republikën e Shqipërisë është detyrim ligjor në ambientet e mbyllura dhe përsëri sipas akteve të miratuara nga qeveria, gjobitet një qytetar nëse nuk e mban maskën në një amient të mbyllur.

Tani unë nuk gjej dot shpjegim, që nga anëtarët e qeverisë e pastaj ne deputetët këtu jemi të parët që e shkelim një vendim, një ligj, një akt që e kemi miratuar vetë. Nuk gjen dot një Parlament në Europë që deputetët janë pa maska. Po e gjeti njëri pa ju, kjo është…

Prandaj zonja kryetare, është e vërtetë që kemi rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për kushtin e pjesëmarrjes në Kuvend të deputetëve të vaksinuar. Kjo është e vërtetë ka ndodhur. Është dhe një kolege deputete që mjekët kanë sugjeruar që nuk e bën dot vaksinimin pasi ka një efekt dytësor dhe ndërkohë që kemi 6 deputetë të opozitës që nuk e kanë bërë akoma.

Do ju kërkoja zonja kryetare, ne të gjithë në këtë sallë duhet të mbajmë dhe të përdorim maska. Në rast të kundërt ministrja e shëndetësisë, të sjellë shërbimin përkatës të ngarkuar me ligj për adresimin e kësaj çështjeje, të gjobiten të parët ministrat, deputetët e kështu me radhë.”- deklaroi Balla.