Vendosni fjalën kyçe....

Sassuolo barazon me Napolin dhe i jep asist Milanit që fitoi me Genoan


Milani ka arritur të rikthehet te fitoret pas dy humbjeve në Seria A.

Kuq e zinjtë fituan 0-3 ndaj Genoas ditën e sotme. Golat u shënuan nga Ibrahimoviç dhe dy gola nga Messias.

Sassuolo sot ka bërë një sfidë shumë të fortë ndaj Napolit duke arritur të marrë një barazim që erdhi pas dy golave në disavantazh.

Në minutat e fundit për Sassuolon u anulua edhe një gol që do kishte rezultuar disfatë për Napolin.

Ky barazim e ndërlikon situatën për kreun e Seria A, ku tre skuadrat e kreut janë një pik larg nga njëra tjetrën.