Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Azerbajxhan, 14 të vdekur


Një helikopter ushtarak është rrëzuar sot në Azerbajxhan, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Helikopteri ishte i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Azerbajxhanit (DSX).

DSX dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm thanë në një deklaratë të përbashkët se avioni u rrëzua më 30 nëntor gjatë manovrave ushtarake pranë aeroportit Qaraheybat në distriktin lindor të Xizit.

Siç shkruan Reuters, dy kolonelë, pesë majorë, tre kapitenë, një kapiten tjetër nga shërbimi mjekësor ushtarak, dy togerë dhe një kontraktor vdiqën nga përplasja.

Aksidentit i mbijetuan një kolonel dhe një kapiten dhe po trajtohen në spital.