Vendosni fjalën kyçe....

Hyundai dhe Uber bashkëpunim për të krijuar taksinë fluturuese


Hyundai i është bashkuar garës së prodhuesve për makinat fluturuese. Prodhuesi koreano-jugor i makinave prezantoi së fundmi konceptin e vetë të makinës fluturuese në një partneritet me Uber, që ka për qëllim zhvillimin e taksive fluturuese elektrike.

Makina fluturuese e Hyundait është konceptuar të kryejë udhëtime deri në 100 kilometra me një shpejtësi deri në 290 kilometra në orë. “Ne jemi dëshmitarë të lindjes së një epoke tërësisht të re, që hap qiejt sipër qyteteve tona”-deklaroi përfaqësuesi i Hyundait në Las Vegas në Shfaqjen e pajisje elektronike të konsumit, raporton Scan-tv.

Në këtë partneritet, Hyundai do të ofrojë makinat fluturuese elektrike, ndërsa Uber do të ofrojë shërbimet, deklaruan të dyja kompanitë. Uber ka premtuar të fillojë demonstrimin e shërbimit të ri në 2020-ën si dhe të jetë operativ në 2023.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *