Vendosni fjalën kyçe....

Mediet malazeze: Kapen 37 kilogramë kokainë në makinën me targa shqiptare në kufi


Mediat në Malin e Zi raportojnë se është kapur një sasi kokaine, e cila ishte fshehur në një makinë me targa shqiptare.

Sipas gazetës “Vijesti”, rojet kufitare dhe doganierët sekuestruan 37 kilogramë kokainë në pikën kufitare Debeli Brijeg.

Kokaina dyshohet se ishte fshehur në një automjet me targa shqiptare. Makina me drogë kishte planifikuar që përmes Malit të Zi të hynte në Kroaci.

Për momentin, ende nuk ka detaje të mëtejshme mbi operacionin dhe nëse ka të arrestuar apo jo.