Vendosni fjalën kyçe....

Napoli shpartallon Lazion dhe thellon distancën në krye të Seria A


Napoli ka marrë një fitore të thellë ndaj Lazios në Seria A italiane.

Napoletanët kanë fituar me rezultatin 4-0 përballë kryeqytetasëve.

Sfida duket se u mbyll që në pjesën e parë pasi vendasit shënuan 3 gola me Zielinskin, dhe dopietën e Mertens.

Në pjesën e dytë Ruiz shënoi edhe golin e katërt duke e mbyllur me këtë rezultat takimin.

Me këtë fitore Napoli ruan vendin e parë me 3 pikë larg Milanit që humbi ditën e sotme.