Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Lajçak: BE mund ta humbë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet integrimi


I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet mes Serbisë e Kosovës, Miroslav Lajçak, ka pohuar se nëse nuk përshpejtohet procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekziston rreziku që rajoni të humbet.

Ai e bëri deklaratën në Forumin e Integrimit të Ballkanit në Podgoricë ku shtoi se Brukseli e ka të qartë se alternativa e vetme e këtyre vendeve është anëtarësimi me të drejta të plota në union.

“Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Europian.” – tha zyrtari i lartë europian.