Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Gjykata e Strasburgut fundosi vettingun, Ramaforma në drejtësi ka nevojë për reformë të thellë


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot se vendimi i Gjykatës së Strasburgut fundos përfundimisht vettingun dhe se reforma në drejtësi ka nevojë për reformë të thellë.

Në vendimin  e sotëm, ish-prokurorja e shkarkuar në vetting Antoneta Sevdari fitoi gjyqin ndaj qeverisë. Vasili thekson se vettingu është me dy standarde dhe se kjo ishte paralajmëruar prej kohësh duke qenë se po bënte të kundërtën e asaj për të cilën ishtë krijuar.

Deputeti i Partisë së Lirisë shton se vettingu u krye nga nepotizmi rilindas dhe se ndërkohë që mbylleshin sytë para qindar milionë eurove pasuri të pajustifikuar të gjyqtarëve e prokurorëve klientë të qeverisë, goditeshine përjashtohen cat ë tjerë pa asnjë të drejtë, me prova të stisura.

“Strasburgu fundos Vetingun, reforma ka nevoje per reforme te thelle qilizmë! Kurre s’do te duhej te ndodhte, por ndodhi dhe Vetingu me dy standarte thyen turinjte ne Strasburg. E kishim paralajmeruar vazhdimisht qe ky proces po degradonte dhe po bente te kunderten e qellimit te tij. Vetingu i kryer nga nepotizmi rilindas dhe njerez pa integritet ketu do te conte ne deshtimin qe Strasburgu i vuri vulen. Mbyllja e syve perpara qindra milione euro pasuri te pajustifikuara te gjyqtareve dhe prokuroreve kliente te qeverise dhe sjellja si sqiftere per ca lekurina te te stisura per te perjashtuar nga drejtesia per ca te tjere, ishte kjo menyra e funksionimit te vetingut rilindas!” – shkruan Vasili.

Deputeti i PL-së shton më tej se pavarësisht kërkesës për zgjatjen e vettingut me trupë tjetër përberëse, ai u kundërshtuar egër nga rilindasit e ndërkombëtarët rilindas të Ramaformës duke bërë thirrje për reformë të thellë të sistemit të drejtësisë.

“Kerkuam qe Vetingu te zgjatej jo me keto trupa perberese, por te zgjidheshin anetare te rinj, por refuzuan egersisht rilindasit dhe nderkombetaret rilindas sepse donin te ruhej status quoja e vetingut te kapur, qe vjen ere. Sot perballe pasqyres se Strasburgut duket qarte fytyra e keqe e Vetingut rilindas. Kjo nuk ishte reforme por Ramaforme! Pergjegjesite e te gjithe atyre, qe shtremberuan, kapen dhe perçudnuan reformen e 21-22 korrikut 2016 jane shume te renda. Kushdo qe vazhdon e mbyll syte apo duartroket per reformen e deshtuar nedrejtesi vetem shtyn perfundimisht drejtesine ne gremine. Reforma ka nevoje per reforme te thelle, qilizmë i thone ne shqip. Tualeti ne shqip apo make up ne anglisht jane asgjesimi i reformes dhe mbreterimi i pandeshkueshmerise per qeveritaret si dhe feste per korrupsionin e pastrimin e parase.” – mbyll denoncimin Vasili.