Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të mëdha në Australi kundër vaksinimit të detyrueshëm, paralizohen qytetet kryesore (Video)


 

Një seri e re protestash kundër vaksinimit të detyrueshëm ka goditur Australinë, me qindra mijëra protestues në dhjetëra qytete. Pamjet ajrore kapën turma të mëdha që bllokonin rrugët qendrore të qyteteve kryesore të ishullit.

Tubimet e reja në të gjithë vendin ndodhën të shtunën, teksa njerëzit demonstruan për më shumë liri në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit. Organizuar nga grupi ‘Miliona Marshime Kundër Vaksinimit të Detyrueshëm’, protesta të mëdha përfshinë qendrën e Sidneit, Melburnit, Kanberrës dhe Perthit.

Duke theksuar se vaksinimi i detyrueshëm është diskriminues, njerëzit u mblodhën jashtë ndërtesave parlamentare dhe bllokuan rrugët kryesore, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeveritveë shtetërore dhe për t’i dhënë fund asaj që disa e quajnë ‘tirani’.

Në Sidnei, njerëz të të gjitha moshave u mblodhën në Hyde Park, duke mbajtur pankarta që shkruanin ‘Jo më karantinë’ dhe ‘Më pak qeveri, më shumë liri’. Në Melburn, njerëzit protestuan jashtë parlamentit të shtetit dhe bllokuan Spring Street ndërsa brohoritnin ‘Shkarkoni kryeministrin Victoria Dan Andrews’, në një shprehje të dukshme zemërimi mbi legjislacionin e tij të diskutueshëm gjatë pandemisë në zhvillim.