Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet prej balte gati 2 metra marrin përpara banesën në Brazil (VIDEO)


Shiu i madh ka sjellë përmbytje në qytetin brazilian të Anapolis. Por jo vetëm kaq. Uji i përmbytur me baltë rrafshoi një shtëpi duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Pronari i shtëpisë, 37-vjeçari Romulo do Carmo, ka publikuar një video në kanalin e tij në You Tube nga incidenti, duke thënë se përmbytja shkaktoi dëme në shtëpinë me vlerë rreth 24,000 Reais (ose 4 300 dollarë amerikanë).

Rasti ndodhi rreth orës 12:30 pasdite të enjten e kaluar. Sipas de Carmo, personi që shfaqet edhe në video, një punim që po kryhej në pjesën e pasme të shtëpisë nga pronari i parcelës fqinje, gjë që ka grumbulluar ujë pranë murit, duke shkaktuar përmbytjen.

Sipas tij, uji pushtoi të gjithë shtëpinë dhe shkatërroi orenditë, duke shkaktuar një humbje të madhe. Burri dhe gruaja e tij i mbijetuan përvojës së tmerrshme të dallgës së baltës që shkonte 1.7 metra, duke u kapur pas një trau strukturor.

De Carmo pretendon dëme të mëdha dhe paraqiti një ankesë kundër pronarit të parcelës fqinje në Polici, raportojnë mediet lokale.

Të tjera incidente janë raportuar në Brazil gjatë javës së kaluar, pas shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të shumta të baltës.

Por fqinji i cili ishte një inxhinieri ndërtimi në profesion, thotë se në parcelën e tij nuk kishte punime. Ai vë në dukje se reshjet shkaktuan probleme edhe në vende të tjera të rajonit, ndërsa ka theksuar se është përpjekur të komunikojë me fqinjin, por ai ështe treguar arrogant.