Vendosni fjalën kyçe....

Berisha komenton mbledhjen mes 2 qeverive: Në vend të shënonte bashkimin, thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen mes dy qeverive të të njëjtit komb


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e mbajtur paraditen e sotme mes dy qeverisë, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Berisha shkruan se ky takim që duhej të shënonte bashkëpunimin mes dy vendeve, në fakt sipas tij vetëm sa thellon hendekun mes tyre. Pikërisht për shkak se në atë tavolinë ishte ulur kryeministri Edi Rama, që cilin e konsideron si përfaqësues të aleancës me Beogradin dhe Shkupin, në dëm të Kosovës.

“Dy fjalë për mbledhjen e dy qeverive!

Miq, Mbledhja e sotme në Elbasan e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës duhet të shënonte një ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve.

Në të vërtet ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb.

Kjo sepse në Elbasan përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë de facto aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro maqedonase.

Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë duke nxitur me nismën e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin në rajon.”- shkruan Berisha.