Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje demokratëve të braktisin anti-kuvendin e 18 dhjetorit


Ish-kreu i PD, Sali Berisha, kishte një thirrje për demokratët nga Kuçova, që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm ndërsa e quajti ‘mbledhja e krijimit të shoqatës Basha-Bardhi’.

Berisha ftoi delegatët që të grisin formularët e patronazhistëve të cilët sipas tij kanë dalë nga zyra e Edi Ramës. 

Berisha tha se Rama do të përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi në 18 dhjetor.  

“Ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, de facto, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi. Në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizimin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë si e mblodhi Kryesinë dhe deklaroi peng Basha se Kuvendi që po thërrasim me Kryesi është Kuvendi legjitim dhje se ky Kuvend do jetë Kuvendi i PD. Mirëpo sa u mblodh Kryesia doli se ajo nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve nuk ishin votuar me votë të fshehtë.

Dhe kjo e bënte jo legjitim gjithçka tjetër. Ishte një akt i turpshëm, një përpjekje e Edi Ramës me pengun e tij për të sfiduar pluralizimin, gjë që nuk e bëri Ramiz Alia. Kurse Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Pasi dështuan me Kryesinë kanë shpërndarë formularët e patronazhistëve. Formularët janë prodhuar në zyrat e Fugës së Edi Ramës, personi përgjegjës njofton… 

Përshëndes qindra e mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh. Po refuzojnë mençuisht antiKuvendin e turpshëm, apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi”, tha Berisha.  

Demokratët tha ish-kryeministri do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e quajti si ditëlindja e dytë e PD, ndërsa shtoi se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë.

“Revolucioni ynë paqësor është shndërruar në forcën kryesore që po lëviz Shqipërinë, shoqërinë shqiptare. Gjatë kësaj mrekullie, mijëra prej jush firmosët formularin për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ky është rasti i vetëm kur lirinë e marrin në dorë qytetarët, kur pushtetin e marrin në emër të ligjit të tyre qytetarët dhe thërrasin Kuvendin. Firmosën jo 2 mijë sa kërkohej me Statut, por kanë firmosur pothuajse rreth 5 mijë. Të tjerë vazhdojnë të firmosin, të tjerë firmosin apo jo, janë zotuar se do të vijnë në Kuvend. 11 dhjetori shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë e pluralizimit shqiptar. Eshtë monument i madhërishëm i përpjekjeve dhe idealeve tuaja për të vendosur pluralizimin politik në pidestalin që meriton. 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e PD. DUke rikthyer votën e lirë dhe dinjitetin tonë, si njerëz që kemi besimin tonë te vota e lirë dhe liria. 11 dhjetori është dita e rithemelimit ku do të rikthejmë në PD vlerat e një force konservatore. Dhe ne respektojmë e nderojmë traditën tonë”, tha Berisha.