Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu në politikë, Arben Kraja: Mos e përfshini SPAK-un në këtë proces


Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja thotë se institucioni i drejtuar prej tij nuk mund ta bëjë Vettingun në politikë. Sipas tij kjo do sillte shumë mbingarkesë për një stukturë të vetme, duke e sfokusuar nga detyrat kryesore, duke sjellë njëanshmëri apo edhe pasaktësi.

“Unë e mora materialin e kemi parë dhe vlerësuar dhe parimisht jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin. Është fenomen shqetësues, por jo lufta të bëhet në një strukturë të vetme, sepse është e pamundur që një strukturë e vetme t’i bëjë të gjitha punët. Gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë.

Është një procedurë administrative, që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë.

Propozimet e PD-së parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do t’i shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti kryesor i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK-ut në këtë detyrë.

Kjo mënyrë e propozuar, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Janë çështje që duhen vlerësuar. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje padiskutim.

Përfshirja e Gjykatës Penale në një Gjykatë Administrative do krijonte probleme në kompetencat që duhet të ketë një gjykatë. Parimisht jam kundër përsfshirjes së SPAK-ut në këtë proces administrativ.”- tha Kraja në mbledhjen e përbashkët tw Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.