Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Do i kallëzojmë penalisht Veliajn e Lelin. Gogu: Informacionet janë rrugës


Kreu i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj, tha se do kallëzojë penalisht ndaj bashkisë Tiranë e Vlorë për shkak se nuk kanë paraqitur informacionet e kërkuara nga komisioni.

Sipas nënkryetarit të PD-së, dy bashkitë nuk kanë sjellë informacion për punësimet nga data 1 janar 2021 deri më 31 prill 2021 ndërsa bashkia Tiranë nuk ka sjellë dokumentet e kërkuara për sa u përket dëmshpërblimeve për tërmetin.

Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së, Toni Gogu, ka thënë se bashkitë do i respektojnë afatet dhe se informacioni është duke mbërritur. Po kështu ai kërkoi që listës së dshmitarëve t’u shtohen edhe deputetët demokratë Mziu, Vokshi e Bardhi.

Alibeaj: “Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentet e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1 Janar 2020-31 Prill 2021. Për Bashkinë Tiranë ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për tërmetin. Këto dy bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithë njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë e tyre. Por duke se shkresat dhe kërkesat janë bërë tashmë prej më shumë se 3 javësh, detyrimi për përgjigje është në bazë edhe të vendosjes së afatit në kërkesë.  Minimalisht kjo është indiferencë dhe neglizhencë. Është detyrim ligjor për të gjithë anëtarët për të reaguar ligjërisht ndaj kësaj qasjeje. Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, nga 12 inspektorate, nga ministritë dhe institucione të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon. Shkresat janë dërguar prej më shumë se 3 javë përpara. Detyrimi për përgjigje është sipas afateve që vendos komisioni. Ne duhet të reagojmë, pasi sa herë vërehet një indiferencë, në rastin më të mirë, nuk ka më justifikon ligjor. Është detyrim ligjor që të reagojmë ligjërisht ndaj ketij qendrimi. Në përfundim të kësaj mbledhje do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre.”

Gogu: “Mendoj që duhet të presim informacionin, se edhe shërbimet postare funksionojnë të ndryshe. Por jam i sigurtë se informacioni është duke mbërritur. Jeni duke humbur kohë, pasi instituciinet po zbatojnë afatet. Të dyja pretendimet që ngrenë kolegëet hidhen poshtë nga moria e informacionit që ka ardhur. Të kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës. Ne duam të hetojmë së bashku, ju doni të vetë përjashtoheni. Ne duam një plan hetimi në përputhje në zbatim të ligjit, ju doni plan hetimi të pavlefshëm. Të shtojmë në listën e dëshmitarëve Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, Xhelal Mziu që ka një deklaratë publike që ka dijeni mbi SMV dhe zonjën Albana Vokshi që ka dijeni sipas deklaratave të saj për Strukturën e mbrojtjes së votës.”