Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pas 25 korrikut 2022 do jem aktiv në politikë


Kreu i Shtetit Ilir Meta pas mbarimit të mandatit si President do vijojë të jetë aktiv në politikë.

Meta deklaratën për të qenë sërish protagonist në politikë e ka bërë gjatë një interviste për Syri TV.

Presidenti nuk zbuloi se në çfarë mënyre do jetë aktiv por tha se 25 prilli ia ndryshoi planet që kishte.

“25 prilli ndryshoi planet e mia. Plani im ishte që të kalojmë këtë situatë kaq të rëndë, që nuk ia uroj asnjë Presidenti dhe nuk do ta ketë asnjë president sepse unë do të jem aktiv politik në 25 korrik. Nuk kam rrugë tjetër. Plani im ishte  të bëj edhe një mandat tjetër si President, gjatë kësaj kohe të riparoj disa gjëra dhe në kushtetutë, për popullin por edhe institucionin e Presidentit që të mbrojë shtetin nga pushteti. Ilir Meta si person për eksperiencat që ka i ka përballuar dhe do ti përballojë deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të jetë një president që të mbrojë shtetin”, u shpreh Meta.