Vendosni fjalën kyçe....

“Më futën në kurth” thotë Pelosi, por pronarja e sallonit të bukurisë tregon diçka tjetër


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e ka konsideruar një kurth incidentin, ku ajo u filmua pa maskë brenda një salloni bukurie, në një kohë kur kjo është ndaluar sipas rregullave të vendosura në San Francisco për shkak të pandemisë.

Pelosi thotë se salloni i bukurisë e ka mashtruar duke i thënë se i lejohet të pranojë brenda vetëm një klient dhe kjo e kishte besuar.

“Unë marr përgjegjësinë që i besova fjalës së një salloni lagjeje ku kam qenë gjatë viteve shumë herë, kur ata thanë se ne jemi në gjendje të pranojmë njerëz, një person në një kohë. Unë e besova atë. Siç rezulton, ishte një kurth. Kështu që unë marr përgjegjësinë që rashë në kurth-“tha demokratja siç citon CNN, duke shtuar se: “Unë mendoj se ata, që ky sallon më detyrohet një ndjesë për kurthin.”

Mirëpo pronarja e sallonit të bukurisë nuk ndan të njëjtin qëndrim me Pelosin. Pronarja e sallonit të San Franciskos, Erica Kious, tha se ka qenë vetë Pelosi që telefonoi dhe caktoi takimin. Madje tregon se ajo shkonte vazhdimisht atje, shkruan Daily Wire.

“Ajo e kishte thirrur stilistin, ose asistentja e saj e bëri këtë dhe e caktuan takimin, kështu që takimi ishte rezervuar tashmë, kështu që nuk kishte asnjë mënyrë se si ta fustja unë në kurth”– tha Kious. “Dhe unë kam një sistem kamerash brenda për pesë vjet. Dua të them, unë nuk hyra atje dhe ndeza kamerat sapo ajo hyri për ta mashtruar atë. Pra, kjo është absolutisht false”.

E pyetur lidhur me bllokimin se çfarë i ka shkaktuar biznesit të saj, Kious u përgjigj:“Për gjashtë muajt e fundit, dua të them, kemi marrë fund. Dua të them, ne kemi humbur të paktën 60% të klientëve tanë. Unë kam humbur shumicën e stafit tim, kështu që, gjashtë muaj është një kohë e gjatë për t’u mbyllur”.

Gazetari i Fox News, Tucker Carlson e pyeti më pas atë: “Si ndiheni kur shihni se gruaja më e fuqishme në Amerikë hyn në sallonin tuaj në shkelje të rregullave që ajo mbështet, kapet mat dhe pastaj ju fajëson juve për këtë?”.


“Të them të drejtën, ishte lënduese”, u përgjigj Kious. “Ajo ka ardhur për një kohë të gjatë tek ne, dhe ta shihja atë të hynte dhe sidomos duke mos mbajtur maskë, kjo është ajo që më goditi vërtet, kjo nuk është politike. Ajo ka ardhur atje vazhdimisht. Është fakt që ajo hyri dhe nuk kishte maskë, dhe unë thjesht mendova për stafin tim dhe njerëzit që nuk ishin në gjendje të punojnë dhe të fitojnë para dhe të sigurojnë familjet e tyre. Nëse ajo është atje e qetë pa maskë dhe duke u ndjerë të sigurt, atëherë pse ne jemi mbyllur? Pse unë nuk jam në gjendje të kem klientë të vijnë? Pra, ka qenë e vështirë ”.

Kious tha se San Francisco është një ndër qytetet e fundit që vazhdon të qëndrojë i bllokuar dhe shtoi se nuk ka më në plan të qëndrojë atje pas kësaj ngjarjeje, për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga komuniteti lidhur me situatën me Pelosin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *