Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari gjerman i Bashës i vërsulet këtij të fundit: Antiamerikan, anti-BE, antishqiptar, partner me rusët e serbët


Pas një bashkëpunimi të gjatë në periudhë parazgjedhore, këshilltari gjerman i Lulzim Bashës, Martin Henze, e ka akuzuar këtë të fundit se po bashkëpunon me rusët e serbët.

Henze, për të cilin kur u shfaq për herë të parë në Shqipëri u tha se ishte këshilltari i kancelares gjermane Merkel, shkruan se Basha ka bërë transaksione kriminale në SHBA

“Një lider opozitar, si Basha, që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë rusët, është partner, serbët dhe rusët, që nuk respektojnë kushtetutën, ligjet, shpifin për të gjithë opozitën, është një antiamerikan, anti-BE, antishqiptar.” – shkruan Henze në Twitter.

Gjermani Henze ka qenë një nga personat më të afërt të Lulzim Bashës prej shumë kohësh që para zgjedhjeve ndërsa është ende e paqartë pse ka zgjedhur të sulmojën kryedemokratin.