Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu i merr barazimin Teutës


Skënderbeu ka arritur të marrë një barazim ndaj Teutës në javën e 9 të Superligës.

Sfida ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Ishin korçarët që shënuan të parët me Mensah në minutën e 20’.

Durrsakët barazuan me Lorenco Vilën në minutën e 36 duke mbyllur kështu edhe fraksionin e parë të lojës.

Me të nisur pjesa e dytë, Vila kaloi në avantazh Teutën.

Por në minutën e 81’ Bajrami barazoi rezultatin duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë.