Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Paketa fiskale 2022 ul taksat për oligarkët dhe vendos akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e ka quajtur paketën fiskale të vitit 2022 të miratuar nga qeveria si favorizuese për oligarkët.

Tabaku thekson se kjo paketë është anti biznes dhe do përjashtojë nga TVSH-ja për importet e makinerive vetëm kontratat mbi 500 milionë lekë dhe heq përjashtimin për biznese deri në 50 milionë lekë.

Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes!

Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr përjashtimin për biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP”-shkruan Tabaku.

Tabaku e ka quajtur kapje të shteti ndryshimet fiskale dhe vendimmarrje me porosi.

Deputetja e PD-së shtoi se ndërkohë që ulen taksat për biznesin e madh shtohet akzica për gazin që përdoret për ngrohje dhe gatim.

Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimmarrje me porosi.

Kjo është vendimmarrje me standard të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet ndërkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.

Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri.

Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë”-përfundon deputetja e opozitës.