Vendosni fjalën kyçe....

Pastronin paratë e mafias italiane, Gjykata pritet të japë masën për dy të besuarit e Rezart Taçit


Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të japë masën e sigurisë për dy të arrestuarit Artur Balla dhe Beldar Lilo (bashkëpunëtorë të biznesmenit Rezart Taçi), të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

SPAK ka kërkuar masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove të dyshuara se vinin nga mafia italiane.

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash me qëllim pastrimin e tyre.