Vendosni fjalën kyçe....

Digjet një makinë këtë mëngjes në Vlorë, dyshohet e qëllimtë


Foto ilustruese

Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 në lagjen “Partizani”, kur makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës.

 “Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip ‘Reno’, në pronësi të shtetases E. S.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.