Vendosni fjalën kyçe....

Shenjat që e lënë të hapur përkatësinë gjinore në bluzat e stafit të dyqanit Marks & Spencer shkaktojnë debate e thirrje për bojkot


Marks & Spencer, një kompani e preferuar britanike, ka filluar t’i ofrojë stafit mundësinë mundësinë e mbajtjes së një shenje dalluese me përemrin vetor të preferuar, së bashku me emrin dhe logon e firmës.

Ndërsa distinktivëtjanë hedhur në treg disa muaj më parë, ato vetëm së fundmi kanë rënë në vëmendjen e mediave britanike.

David Parke, menaxher i marrëdhënieve me publikun në Mbretërinë e Bashkuar për Marks & Spencer, ndau një foto në simbolin e tij të ri në LinkedIn në tetor, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përemrave.

“Jam shumë mirënjohës që Marks & Spencer na nxit në mënyrë aktive të ndajmë përemrat tanë në punë, qoftë në distinktivët e emrave tanë apo në nënshkrimet tona të e-mailit,” shkroi ai.

Parke shtoi se distinktivët tashmë kishin ndihmuar në fillimin e disa ‘bisedave të nevojshme rreth identitetit gjinor dhe përvojave jobinare’.

Sasha Misra, drejtor i asociuar i komunikimeve dhe fushatave në shoqatën bamirëse të të drejtave LGBT Stoneëall, i tha ‘The Sun’ se të kesh përemra në distinktivë ishte mënyra e duhur për të krijuar një vend pune gjithëpërfshirës.

M&S nuk janë dyqani i parë që bën këtë lëvizje; Tesco e kishte bërë këtyë gjë më parë, që në vitin 2020. Edhe mund të jetë popullor me disa punonjës, lajmet për lëvizjen e M&S kanë provokuar reagime në mediat sociale me shumë persona që kanë shprehur pakënaqësinë mbi masën në fjalë dhe kanë bërë thirrje për bojkotin e dyqanit.