Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesja republikane tallet me Biden e Ocasio-Cortez, vesh fustanin me mesazhin ‘Let’s go Brandon’


Përfaqësuesja republikane, Lauren Boebert ka ironizuar demokraten Ocasio-Cortez, duke veshur një fustan me një mesazh të shkruar mbi të.

Mesazhi erdhi pas rezultateve të mira të republikanëve në zgjedhjet për Guvernator e kryebashkiak në mbarë vendin. Fustani i Boebert, shkruante ‘Let’s go Brandon’, një mesazh tallës ndaj presidentit Biden.

Ajo e zbuloi foton në rrjetet sociale ndërsa e kishte bërë atë gjatë një takimi me ish-presidentin Donald Trump në resortin e tij në Mar-a-Lago të Floridas.

Javë më parë, demokratja Ocasio-Cortez u shfaq në një mbrëmje gala me një fustan mbi të cilin shkruhej: ‘Taksoni të pasurit’.