Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Rashë pre e një sulmi kibernetik në Facebook, faleminderit atyre që u shqetësuan për mua


Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se llogarisë së saj i ndryshuan edhe emrin por falë ndihmës së ekipit të Facebook, tanimë ka arritur ta marrë përsëri llogarinë e saj.

 “Të dashur miq, faqja ime u bë subjekt i një sulmi kibernitik e për rrjedhojë unë e humba aksesin dhe personi i cili e sulmoi i ndryshoi edhe emrin.

Falë ndihmës së ekipit të FB arrita ta rikthej dhe çdo gjë tani është normale.

Faleminderit atyre që u shqetësuan sinqerisht për këtë ngjarje por edhe atyre që e përdorën për të më kujtuar shijen e baltës së Shqipërisë.

Përqafime“- shkruan Hajdari.

Kujtojmë se Rudina Hajdari ishte deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit, por në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ajo nuk arriti dot të fitonte një mandat dhe zgjodhi të vendoset në SHBA pranë familjes së saj.