Vendosni fjalën kyçe....

KQZ merr vendimin për Tom Doshin: I mbyllim procedurat pa vendim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mbyllë hetimet për ish-deputetin e Shkodrës, Tom Doshi.

Sipas kreu të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, procedurat për Tom Doshin do të konsiderohen të mbyllura pa vendim, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë mundësi që ta fitojë mandatin e deputetit. Si rezultat Doshi nuk preket nga ligji i dekriminalizimit.

“Jemi në situatë të ngjashme me rastet e tjera, ku personat për të cilat KQZ ka filluar procedurat e verifikimit përfshirë dhe procedurat e thelluara e kanë humbur cilësinë, sipas të cilës sipas ligjit do duhet t’i nënshtroheshin këtij procesi.

Ky është rasti dhe i Z.Tom Doshit. Zoti Tom Doshit aktualisht nuk përfshihen në rrethin e subjekteve për të cilët do duhet sipas ligjit 138/2015, t’i nënshtrohet procesit të verifikimit.

Nuk ka as mandat deputeti dhe në asnjë lloj rrethane s’mund ta fitojë atë këtë mandat.

Ndaj rekomandohet që procedura administrative të përfundojë pa vendim.

KQZ vendos të shpallë të përfunduar procedurën administrative pa vendim për përfundimtar për subjektin vetëdeklarues, Tom Gjek Doshi.”- u shpreh Celibashi në mbledhjen e sotme.