Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i mori jetën Policit të Burgjeve, ministri Manja: Familja e tij do ketë përkujdesjen maksimale sipas ligjit


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku humbi jetën punonjësi i Policisë së Burgjeve, Luan Cenollari.

Në një njoftim për mediat, Manja u shpreh ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, ndërsa u premton ndihmë sipas ligjit.

Në reagimin e tij, Manja shprehet se do të angazhohet për të përmirësuar problematikat për punonjësit e policisë së burgjeve.

“Pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ditën e sotme 11.11.2021, rreth orëve të para të mëngjesit, ka humbur jetën inspektor Luan Cenollari, 57 vjeç, punonjës I Policisë së Burgjeve prej së paku 16 vjetësh.

Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç.

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja shprehu hidhërimin e tij për këtë humbje si dhe ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e të ndjerit. Ai u interesua që familja të ketë përkujdesjen maksimale sipas ligjit, si dhe shprehu angazhimin e tij për ndryshimin dhe përmirësimin e problematikave për punonjësit e policisë së burgjeve.

Stafi i Ministrisë së Drejtësisë i shpreh ngushëllimet familjes së Luan Cenollarit!”– thuhet në reagimin e ministrit.

Luan Cenollari humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti pranë “21 Dhjetorit”. Ky i fundit, punonte edhe si taksist jashtë orarit të punës në administratë për të çuar në familje më shumë të ardhura.

Luan Cenollari