Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: Berisha nuk duhej të ishte në listën e 25 prillit


Deputetja Grida Duma duke komentuar situatën në Partinë Demokratike ka thënë se Berisha nuk duhej të ishte në listën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Dumës, ish-kryeministri ka dalë nga kostumi i deputetit ndërsa Basha e ka respektuar atë me besnikërinë më të madhe.

Basha e ka respektuar me besnikërinë më të madhe Berishën. Ajo që është e normale brenda një partie është se prezenca e Berishës aty nuk ishte pa influencë dhe impakt. Janë bërë disa diskutime në atë mbledhje. Ka pasur diskutime në atë mbledhje dhe Berisha nuk ka mbajtur qëndrim kundër. Vetë Berisha ka dalë nga Kuvendi dhe ka thënë se do e djegë mandatin. Që në listën e 2021 nuk duhet të ishte Berisha sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit. Basha duhet të thotë që vendimi i është i tij dhe e ka thënë qartësisht.  Unë thashë që Basha deri në momentin e fundit nuk zgjodhi të bënë një kontrapedal…Kjo them unë mund të kishte ndodhur që me listën e 2021”- tha Duma.