Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë, këmbësore që do shikonte aksidentin i pret rrugën makinës, plagosen 2 persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Vorë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë plagosur dy persona.

Mësohet se automjeti tip “Mercedes” është përplasur me mjetin ‘Volkswagen’.

Ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin, i ka prerë rrugën një makine tip “Renault” që po udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës.

Si pasojë janë plagosur këmbësori Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri pasagjere.

Sakaq të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Traumës Tiranë.