Vendosni fjalën kyçe....

I riu që qëlloi Macronin me shuplakë, një fans i historive dhe lojërave të Mesjetës (FOTOT)


Zbulohet kush është qytetari i cili dy ditë më parë goditi me shuplakë në fytyrë presidentin francez Emmanuel Macron.

Siç shkruan “Le Parisien” i dyshuari është identifikuar si Damien Tarel, 28-vjeçar. Ai u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim menjëherë pas incidentit, por para hetuesve, ai ende nuk e ka shpjeguar gjestin e tij.

Ajo që zbulohet është se 28-vjeçari ishte një fans i periudhës së Mesjetës dhe i lojërave mesjetare.

Në fotot e tij në Instagram, ai shihet i veshur si një kalorës, me një shpatë të gjatë pranë.

Përveç Damienit, në paraburgim u mor edhe një tjetër person, Arthur C., i cili e shoqëronte atë. Ky i fundit, gjithashtu 28 vjeç.

Gjatë kërkimit, hetuesit gjetën shumë libra me role, simulime luftarake, punime nga Mesjeta dhe madje edhe një flamur Sovjetik. Armë janë zbuluar gjithashtu.

Damien T. nuk ka profilin e një personi nga grupi i “Jelekëve të Verdhë”, edhe pse ai mund të ketë marrë pjesë në protesta. Ai jeton me nënën e tij “në një lloj bote paralele të lojërave me role, simulimeve të luftimeve mesjetare”. Të dy të ndaluarit përshkruhen si “margjinalë”, “pa profesion” dhe alkoolistë.

Macron, si dhe shumica e politikanëve francezë, e dënoi të martën “incidentin“, duke deklaruar: “Ne nuk duhet të lejojmë që njerëzit ultra të dhunshëm të marrin përsipër debatin publik. Ata nuk i shërbejnë asaj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *