Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi propozon votimin e detyrueshëm: Godet blerjen e votës


Deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së të Rithemelimit, është shprehur se votimi duhet të bëhet i detyrueshëm në Shqipëri.

Në një intervistë në studio për Euronews Albania, Bylykbashi tha se duhet të miratohet një ligj që të ndëshkohen ata që nuk shkojnë të votojnë.

Ai gjithashtu shtoi se ky mekanizëm është i përdorur në disa vende të zhvilluara dhe sipas tij, ai godet të drejtën për të blerë votën.

Të vëmë si alternativë në kodin zgjedhor opsionin e listës së përbashkët dhe listës së përbërë. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 kanë qenë të dyja bashkë. Dhe partitë zgjidhnin, meqë të gjitha zgjidhnin listën e përbërë, e hoqën njërën. Formula zgjedhore që ne kishim për koalicionin.

Vota e detyrueshme për shqiptarët është shpëtim i zgjedhësve shqiptar nga presioni që i thuhet t’i nuk do shkosh të votosh, i jepet para dhe kërcënohet. Por edhe nëse të jepet para për të votuar, ti nuk e di për kë kam votuar. Nëse nuk voton do të paguash gjobë dhe gjobë të rëndësishme. Pse komunizëm është Belgjika që e ka, komunizëm Greqia dhe Australia?

Kjo godet blerjen e të drejtës për të votuar. Kjo i ngjan detyrimit që kanë gjyqtarët dhe policët që të mos marrin pjesë në proceset politike në fushatë. Vota e diasporës gjithashtu është një problem shumë i madh”, tha Bylykbashi.