Vendosni fjalën kyçe....

NATO do bashkëpunojë me Rusinë, me një kusht


NATO ka thënë se është e gatshme të punojë në rritjen e masave të ndërtimit të besimit me Rusinë me kusht që Kremlini të punojë për të ulur tensionet në kufirin me Ukrainën.

Në një deklaratë zyrtare, blloku i udhëhequr nga SHBA këmbënguli se çdo dialog ‘do të duhet të vazhdojë në bazë të reciprocitetit, të adresojë shqetësimet rreth veprimeve të Rusisë, të bazohet në parimet thelbësore dhe dokumentet themelore të sigurisë evropiane, dhe bëhet në konsultim me partnerët evropianë të NATO-s’.

Deklarata shtoi se nëse Moska ‘ndërmerr hapa konkretë për të ulur tensionet, ne jemi të përgatitur të punojmë në forcimin e masave të ndërtimit të besimit’.

“Ne përsërisim ftesën tonë të kahershme drejtuar Rusisë për një takim të Këshillit NATO-Rusi në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi vjen mes përkeqësimit të tensioneve midis Moskës dhe NATO-s. Duke folur përmes një lidhjeje të sigurt video javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij amerikan Joe Biden se vendi i tij është ‘seriozisht i interesuar’ në marrjen e ‘garancive ligjore të besueshme dhe të qëndrueshme’ që do të përjashtonin zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në Evropën Lindore si dhe vendosjen e ‘sistemit të armëve sulmuese ‘pranë.