Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Kuvendi ka për detyrë të bëjë verifikimin e formularëve, do respektoj shumicën që i ka plotësuar


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një dalje nga selia blu pas dorëzimit në zyrën e tij të formularëve për mbledhjen e Kuvendit të PD-së me firmat e mbledhura nga Sali Berisha, deklaroi se do respektojë shumicën.

Ai theksoi se vërtetësia e formularëve do shqyrtohet nga vetë Kuvendi.

Paloka bëri me dije se ai është një nga ata persona që nuk e ka plotësuar formularin por që do respektojë vendimin e shumicës.

Firmat janë depozituar dhe formularët në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin nga Berisha se përse formularët u dorëzuan në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit. Një kërkesë e veçantë që është nga firmëtarët është që të ruhet fshehtësia e të të dhënave të tyre, Tashmë është bërë e njohur edhe çështja e patronazhistëve të PS. Për këtë arsye këto formularë do qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur vetëm ditën e Kuvendit. Do të bëhet verifikimi një më një i mandateve. Unë jam një nga ata që nuk ka plotësuar formular por do respektoj shumicën e atyre që duan mbledhjen e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Ne kemi detyrimin të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë. Deputetët janë të padiskutueshëm në Kuvend. Do të ketë një komision që verifikon mandatet”- deklaroi Paloka.