Vendosni fjalën kyçe....

Vjehrra e Floriana Garos: Berisha është kryekriminel, ju rendis krimet e tij


Përplasjet në PD kanë arritur dhe atje ku nuk ta pret mendja. Sot Floriana Garo u prezantua si zëdhënësja e Foltores por zonja Lumturie Ratkoceri e raportuar në media si vjehrra e saj, mban ndaj Berishës një qëndrim ekstremisht të egër.

Ajo në një shkrim të sajin në rrjetet sociale e bën Berishën përgjegjës të shkatërrimit të bazave të shtetit shqiptar.

Ratkoceri i ka renditur më tej të gjitha “krimet” që ka bërë Berisha gjatë kohës që ka drejtuar qeverinë shqiptare.

Ajo ndryshe nga Garo mbështet veprimin e SHBA-ve për shpalljen non grata të Berishës.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha!

Ka muaj qe emri i tij është bere kryefjala e çdo portali dhe simpatizuesi te PD.

Është për t’u habitur se si njerëz me mend ne koke dhe jo naive janë aq te verbuar nga emocionet dhe nuk duan te shohin realitetin ne sy. Dhe ky fenomen behet me i rende duke patur parasysh qe manipulimin e trurit nëpërmjet emisioneve politike apo portaleve, te gjithë tashme e kane jetuar dhe përjetuar edhe para 40- 50 vjetësh. Po flas për brezin qe njohu kohen e Enverit dhe tashme vazhdon ta lejoje veten te manipulohet, megjithëse faktet i ka para syve dhe janë ulëritëse.

Berisha është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e bazave te shtetit dhe qe na ka kthyer ne nje republike “ bananesh”.

Fillojmë me fakte 1992-1997 :

-Shkatërrimi i te drejtës se pronës :

1- Vendimi i pare i qeverise Berisha 1 ishte zbatimi i ligjit 7501 qe Ramiz Alija e krijoi me qellim. Berisha jo vetem nuk e anulloi po e vuri ne zbatim duke shkaterruar keshtu nje nga bazat e shtetit : pronen. Vendim qe lejoi abuzimet me te mëdha dhe ku perfituesit direkte ishin bijte e komunistave

2- Nëpërmjet Gramoz Pashkos nxiti shkatërrimin e çdo arritjeje ne bujqesi me parrullen « shkaterroni çdo gje te vjeter se Amerika do na sjelli çekun e bardhe « . Dhe fshataret shkaterruan me duart e tyre kanalet ujitëse dhe vaditese, prene pemet frutore, shkaterruan taracat me ullinj. Nje vetesabotim dhe veteshkaterrim i paprecedent.

3- Nuk lejoi ne asnje menyre dhe sabotoi ligjin e lustracionit duke i hapur rrugen qellimisht marrjes se pushtetit nga bijte e komunisteve, spiuneve, xhelateve. Nje pjese te tyre ju hapi portat e partise dhe i vuri ne pozita kyçe. Te tjereve ju dha mundesine te ricikoheshin ne partine socialiste

3- Nepermjet firmave piramidale çoi ne falimentimin dhe varferimin e skajshem te popullit. Mos harroni ishte Berisha qe garantoi popullin qe firmat ishin te sigurta dhe mund te investonin.

4- Eshte shkaktari kryesor i luftes vellavrasese te 1997, ku u perpoq me te gjitha forcat te krijonte ndarjen dhe urrejtjen veri-jug

Është pikërisht ne këtë periudhe gjithashtu qe :

1- Lejoi kontrabanden me Malin e Zi , ne luften e Kosoves

2- E futi Shqiperine ne “ konferencen Islamike” si dhe lejoi strehimin e islamisteve radikale ne Shqiperi

3- Lejoi qe drejtimin e Kishes autoqefale shqiptare ta merrte nje antishqiptar ne shpirt dhe jo shqiptar Janullatosi

4- Beri marreveshjet me te demshme per shqiptaret dhe te drejtat e tyre ne shtetin grek. Ai jo vetem beri pronare greket qe jetonin ne Shqiperi duke ju dhene falas pronat e shqiptareve dhe te drejten e shkollimit ne gjuhen greke, pa asnje kunderparti. Pronat e shqiptareve te Çamerise do te vazhdonin te mbeteshin te tjetersuara dhe 1 milion shqiptaret e Greqise nuk do te kishin te drejte te kishin shkolla ne gjuhen shqipe deri kur Shqiperia te hynte ne BE

Keto bema te Berishes i perkasin vetem periudhes se pare te sundimit te tij.

Sa per periudhen 2005-2013, eshte akoma e fresket qe te harrohet. Edhe nese duam skandalet e Gerdecit, Ilir Metes, vrasjet ne bulevard, vjedhjet, abuzimet, arroganca, shkaterrimi i sistemi arsimor ( me hapjen e shkollave private) shkaterrimi i sistemi shendetesor, shkaterrimi i sistemit juridik ku kercenoi ne menyre te qarte te gjithe qe guxuan te fillonin hetimet ndaj gjemave qe ai dhe familjaret e tij shkaktuan, ku prokurorja e republikes u quajt “lavire bulevardi”, jane akoma te gjalla ne kujtesen e secilit prej nesh.

Sot nuk eshte nje konflikt midis sovranisteve dhe pro amerikaneve. Sot konflikti eshte midis klases se korruptuar qe jane bere si nje trup i vetem : Berisha-Rama-Meta-Basha e … dhe popullit shqiptar, te vuajtur , tradhetuar, shfytezuar prej tyre.

SHBA eshte ketu per te na ndihmuar ne kete lufte qe eshte e qarte nuk jemi te zotet qe ta fitojme vete. Kemi 30 vite qe perpiqemi dhe do kalonin edhe 30 te tjera pa rezultat.

Kjo nuk eshte nje lufte kunder Berishes, po kunder te gjithe klanit. Po fillon me Berishen dhe do vazhdoje me te gjithe te tjeret Meten, Bashen dhe do perfundoje me Ramen dhe te gjithe klanet e tyre.

Propaganda, se po paguan haraçin e patriotizmit, apo se Sorosi, Rama ja kane pergatitur eshte thjesht per te manipuluar ata qe besuan se po sillte pluralizmin ne Shqiperi, apo ata qe besojne se eshte lufte kunder PD per te favorizuar Ramen.

Jo , SHBA është këtu për te na ndihmuar siç e ka bere gjithmone ne momentet me kyçe te historise sone, ku e ardhmja jone si komb ishte ne rrezik. Sot perseri jemi ne rrezik. Korrupsjoni dhe tradhetia e politikaneve tanë, kane bere qe vendi te braktiset dhe boshatiset.

Faleminderit SHBA !