Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Durrës, 61-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me bordurën


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se një 61-vjeçar me inicialet F.L. i cili po drejtonte një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e për pasojë mjeti i tij është përplasur me bordurën.

Si pasojë, 61-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.11.2021, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Durrës – 4 rrugët e Fllakës, shtetasi F. L., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.