Vendosni fjalën kyçe....

“Mos më flisni me TI, por me JU se nuk njihemi” – Ministrja Kumbaro debaton me Xhelal Mziun


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është përplasur sot me deputetin Xhelal Mziu në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Ajo po fliste për bashkinë e Kamzës për zaptimet e territorit, e cila ka sipërfaqen më të vogël në raport me numrin e popullsisë, mirëpo në një moment deputeti i ndërhyri duke replikuar nga vendi, gjë që e acaroi shumë ministren Kumbaro. Ajo i kërkoi Mziut që mos ta ndërprerë e mbi të gjitha, herë tjetër të mos i drejtohet me “ti”, por me “ju”. 

“Për ndryshimet e mëdha demografike. Për zaptimet pa hesap të territorit. Kemi një bashki si Kamza që ka sipërfaqen më të vogël në raport me numrin e popullsisë me dendësinë më të madhe të banorëve, që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Po e marr Kamzën meqë e kemi afër. Nuk u mendua kurrë për të ndërtuar kanale.

Zoti Mziu, ka mundësi të mos më ndërprisni, unë nuk fola për ju, nuk po flas për ju. Po flas për impiantet, a ka mundësi të mos më ndërprisni dhe mua mos më flisni me ti, se nuk njihemi aq, me ju. Unë ju flas me ju, dhe ju mos përdorni referenca të gabuara. Për sa kohë nuk më flisni me ju nuk u kthej përgjigje.”- tha Kumbaro.