Vendosni fjalën kyçe....

Digjen dy automjete pas mesnate në Sarandë


Mesnatën e kaluar në qytetin bregdetar të Sarandës janë djegur dy automjete, në rrethana ende të paqarta.

Policia e Sarandës njofton se mbrëmë ka rënë zjarr mbi dy automjete, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, që është mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P.

Tjetri që është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F.

Rrethanat e ngjarjes ende janë të paqarta, ndërkohë që policia njofton se po punohet për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit.

“Më datë 15. 10. 2018, rreth orës 02:20, në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *