Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari-Ramës: Hiq dorë nga propaganda dhe përdorimi politik i Policisë


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama pati sot me punonjës dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ku u prezantua Buxheti për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme.

Brahimllari thotë se Policia e Shtetit kërkon mbështetje në luftën kundër krimit, por kjo mbështetje nuk i jepet dot nga qeveria që sipas tij është peng i pazareve kriminale.

Ai i bën thirrje Ramës që të heqë dorë nga propaganda dhe të mos përdorë politikisht punonjësit e Policisë.

“Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi politik dhe personal i Edi Ramës.

Çfarë mundet të bëjë një efektiv i ndershëm i Policisë së Shtetit kur grupet kriminale në vend frymëzohen nga përfaqësues të Rilindjes dhe motivohen nga vetë Kryeministri.

Vendi ka nevojë për një Polici Shteti në shërbim të Komunitetit për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të ruajtur rendin dhe Sigurinë Publike.

Kryeministri duhet të heqë dorë nga propaganda dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit meriton mbështetje dhe motivim por kjo qeveri nuk e bën dot këtë sepse është peng i pazareve kriminale.”- shkruan Braimllari.