Vendosni fjalën kyçe....

Partizani e inauguron me fitore stadiumin e ri


Partizani është rikthyer te suksesi në kampionat, pas 2 humbjesh radhazi, duke barazuar në kuotë pikësh Tiranën kryesuese.

Kryeqytetasit mundën 2-1 Bylis, në shtëpinë e tyre të re sportive.

Të kuqtë dhanë shkëndijat e tyre që në minutën e gjashtë me Carën, por topi shkoi jashtë portës. Loran dhe Teqja nuk merren vesh si duhet në të 16-tën, me Skukën që fitoi penallti. Xhuliano Skuka, u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Xhuliano Skuka në minutën e 65-të i vendos përfundimisht kapakun 3-pikëve me golin e dytë në këtë sfidë.

Mysafirët nga Mallakastra do shkurtonin diferencat me Sousan, por ishte tepër vonë.