Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi: Ushtarakët do përfitojnë 30% rritje page, do ndërtojmë kampus të ri për Akademinë Ushtarake


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në dëgjesën në Komisionin e Sigurisë ka lajmëruar rritjen e pagave për personelin ushtarak me 30%.

Rritja e pagës do jetë për të gjithë personelin nga ushtari më i thjeshtë te gjenerali.

Ai gjithashtu prezantoi projektin për të ndërtuar kampus për Akademinë Ushtarake sipas modelit të West Point-it amerikan.

Te mbështetja për personalin kam kënaqësinë ta them në Komision, ne kemi parashikuar rritje me 30% për të gjithë personelin e Forcave të Armatosura. Është një rritje e qënësishme, mund të themi dhe historike pasi nuk mbahet mend që kur ka patur një rritje në këto nivele.

Me këtë rritje, duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga bëhet dinjitoze dhe e krahasueshme me vende të tjera të cilat matemi për sa i përket statusit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, pra vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve.

Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë.

Edukimi ushtarak është prioritet për ne. Kemi zhvilluar një vizitë në Ëest Point me kryeministrin Edi Rama dhe synojnë të modelojmë akademinë tonë sipas modelit të West Point. Synojmë të hapim programe të tjera siç janë teknologjitë e informacionit dhe navigacioni detar. Janë dy bachelor-ë të rinj.

Para pak ditësh ka ardhur një ekspert nga Nju Xhersi. Sa i përket implikimeve buxhetore, akademia nuk ka një kampus të vetin dinjitoz. Planifikojmë të ndërtojmë një kampus të ri. Një korpus klasash, një fjetore dhe më pas do hartojmë një masterplan 10-vjeçar sipas modelit të Ëest Pointit.

Kemi arritur të kemi studentë nga vende të ndryshme të NATO-s, Gjermania, Anglia, edhe Gjeorgjia. Është një kurs në anglisht, ndërkombëtar. Bashkë me kurset e tjera synojmë të krijojmë një kolegj rajonal. Jam takuar me homologët në rajon dhe jashtë tij për të ekonomizuar burimet tona të mbrojtjes. Që në rast se Shqipëria fokusohet në shkollim, Kosova mund të përqendrohet në drejtime të tjera. Duam të marrim avantazhet tona në këtë koncept të ri”-tha Peleshi.