Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Fierit sekuestron 37 pasuri me vlerë 2.5 mln euro të dy vëllezërve


Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike.

Këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit, ndërsa dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”.

Njoftimi:

Prokuroria e Fierit ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si më poshtë:

Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri të llojit “bodrum garazhde” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri të llojit “bodrum garazhd” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnje;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnje.
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnje;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnje;
Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnje;
Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnje;
Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnje;
Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;
Pasuri e luajtshëme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;
Pasuri e luajtëshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;
Subjektit tregëtar PF, me emër “Xh. H.”.
Subjekt tregëtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qëndër Estetike”.
Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;
Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palester, hapesire per aktivitete te ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të administroje, të bleje, të shese,…”.
6 (gjashtë) llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (njëmilion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.