Vendosni fjalën kyçe....

I premtoi ekstradimin nga Italia në këmbim të 12 mijë eurove, GJKKO lë në burg avokatin Lavdosh Shehu


Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg avokatoin Lavdosh Shehu për akuzën e “ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni, duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ai siguronte familjarët se në këmbim të parave i afërmi i tyre do vuante dënimin e marrë nga autoritetet italiane në Shqipëri.