Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu te Komisioni i Ekonomisë: 2.7 miliardë lekë buxheti për vaksinimin, mbi 2 miliardë fondet për investimet


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dalë sot përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për të sqaruar buxhetin e kësaj ministrie për vitin e ardhshëm.

Manastirliu tha se 2.7 miliardë lekë do caktohen për vaksinimet. Ndërsa fondet për investime do kapin shifrën e mbi 2 miliardë lekëve.

Rreth 420 milionë lekë shkojnë për qendra sociale dhe ndërmarrje sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupe të rriskuara. Ndërsa 1 miliardë e 25 milionë lekë janë për programin e ri-integrimit për të përndjekurit politikë.

Dua të theksoj se ky është buxheti më i lartë historik për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe shtresave në nevojë.

Nga ana tjetër programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe është specifik për vaksinimin e popullatës.

Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet. Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj Covid-19. Dua të siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë si edhe mbështet zbatimin e programeve si përgjigje kundër koronavirusit”, tha Manastirliu.