Vendosni fjalën kyçe....

Radhë në Kakavijë, emigrantët që vijnë nga Greqia presin gjatë në pikën kufitare


Krishtlindje në atdhe. Kështu kanë zgjedhur të festojnë shumë emigrantë shqiptarë në Greqi.

Por rruga e kthimit nga pika kufitare e Kakavijës nuk ka qenë e lehtë. Vargu i gjatë i automjeteve në doganën greke i ka lënë gjatë në pritje. Lëvizja është normalizuar vetëm pas hapjes së sportelit të tretë në tokën helene.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 6184 persona dhe kanë dalë 1830 të tjerë. Fluks udhëtarësh paraditen e të shtunës kishte dhe në doganën e Kapshticës.

Rreth pesë mijë persona kanë hyrë në vendin tonë përmes kësaj pike kufitare ndërsa 2500 kanë dalë.

Pritja në doganën greke sipas emigrantëve shqiptar që jetojnë në shtetin fqinj ka zgjatur deri në 3 orë. Kjo situatë ka detyruar autoritetet greke të çojë numrin e sporteleve në kapacitetet maksimale të punës, tre në hyrje e tre në dalje. Ndërkohë policia kufitare shqiptare në këtë periudhë të ngarkuar hyrje- daljesh po punon me tetë sportele