Vendosni fjalën kyçe....

Makina ngjitet mbi trotuar në Tiranë dhe plagos disa persona (Video)


Një makinë ka dalë ka hipur mbi trotuar mesditën e sotme në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë.

Disa persona kanë qenë duke kaluar në atë moment të cilët janë lënduar.

Në videon e publikuar nga fotografi Aurel Duka teksa pyetet punonjësi i rrugores, duket se një burrë i në moshë është dërguar me ambulancë në spital.

Makina e cila doli nga rruga tip “Mercedes Benz” më pas është ndalur nga pema.