Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi paralajmëron Bashën: S’e njohim procesin e zgjedhjeve për kreun e FRPD, s’është koha për të uzurpuar institucione


Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka thënë mbrëmjen e sotme se kryesia në detyrë e Forumit Rinor të PD-së nuk e njeh procesin e lajmëruar nga kreu i PD-së Basha për zgjedhje në këtë organizatë.

Në një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së anëtarëve të kryesisë së forumit, Këlliçi theksoi se PD është në krizë të brendshme dhe nuk është koha për të uzurpuar institucione të tjera.

Po kështu ai tha se FRDP nuk e njeh procesin dhe vetëm pasi të piqen kushtet për garë të vërtetë, do angazhohen në proces.

“Që nga data 10 shtator Partia Demokratike është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në një krizë të brendshme që në gjykojmë që duhet të marrë zgjidhje përmes institucioneve dhe përmes votës dhe përmes së vërtetës se ka ardhur momenti t’i themi disa të vërteta, ne nuk kemi vepruar. Dhe nuk është ky momenti për të uzurpuar institucione, as për uzurpuar FRDP-në e as për të krijuar përçarje më të thella brenda strukturave të PD-së. Që nga dita e parë që unë kam shkelur këmbë në PD kam patur një qasje për të mos humbur as edhe një anëtar. Jo më sot ta fusim një organizatë të tërë partnere të PD-së në një konflikt të brendshëm. Qëndrimi ynë unanim që do u bëhet me dije orët në vijim ka qenë i prerë që ne këtë proces nuk e njohim dhe në momentin kur do piqen kushtet në PD për të patur një proces të vërtetë dhe real pa diskutim ne kemi detyrim statutor të bëjmë më të mirën tonë për një trupë të re drejtuese të FRPD-së. Jam krenar që në këto 6 vite kamë drejtuar strukturën më vitale të PD-së. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe themelet e PD-së janë të FRPD-ja. Edhe kur ka përplasje, vendimet në FRPD merren me votë.“ – tha Këlliçi.