Studentët e parë në provincën e Hubeit në Kinë, po kthehen në shkollë. Pjesë e kësaj province është edhe qyteti i Wuhan-it, vendi nga ku qarkulloi për herë të parë koronavirusi.
BBC shkruan se nxënësit e klasave të 9 dhe të 12 të cilët kanë provimet në verë do të jenë të parët që nisin mësimin.
Shumica e nxënësve të klasës 12 në pjesë të tjera të Kinës, janë kthyer në shkollë që në mars.
Të gjithë nxënësit në Hubei duhej të bënin një test për koronavirusin para se të ktheheshin në shkollë dhe do të zbatojnë masat e distancimit social.
Sipas mediave shtetërore, në Wuhan vetëm maturantët do rinisin mësimin për shkak se po përgatiten për provimet që përcaktojnë se ku do të vazhdojnë universitetin. Bëhet fjalë për rreth 57,000 nxënës në Wuhan.