Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Krifca: Do hapim akademi barinjsh. E ironizon deputeti i PD-së: Po gunat e leshit do i rimbursoni


Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ironizuar ministren e Bujqësisë, Krifca, pas deklaratës së kësaj të fundit se qeveria ka ndërmend të çelë një akademi për barinjtë, duke i subvencionuar, pë të ruajtur këtë profesion të trashëguar e të vështirë sipas saj.

Korreshi shkruan se qeveria dhe ministrja e Bujqësisë e lindur në Bllok ka vendosur të çelë akademinë për barinjtë. Ai pyet nëse barinjve do u rimbursohen edhe gunat e leshit.

“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi. O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete. Zonja ministeshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj??” – shkruan Korreshi në Facebook.