Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja Cher tmerrohet pas fitores së Youngkin: Republikanët janë nazistë, do e kthejnë SHBA-në në klub të bardhësh


Ylli i popit, Cher, postoi një Twitter të pakuptueshëm me disa simbole e copëza të shkëputura, me të gjitha shkronjat, të martën mbrëma, duke paralajmëruar se nëse republikanët ‘marrin pushtetin’ të gjithë do jenë në rrezik.

Postimi i saj erdhi pas fitores së republikanit Youngkin në garën për Guvernator në Virginia.

“E mbajta mjaft gojën po në djall le të vejë. Terroristët që thërrasin ‘Vriteni, vareni Pelosin’. Republikanët janë një klub i bardhë e nëse e marrin pushtetin, të gjithë janë në rrezik, BLM, LGBT, Hebrenjtë, Aziatikët, Pakicat.” – shkroi artistja.

Më shumë se një orë më vonë Cher u ankua ndaj demokratëve që dështuan të kalonin axhendën legjislative të Joe Biden dhe i quajti republikanët ‘nazist’.

“Joe po punon pa u lodhur me Kongresin për të kaluar faturën që do ndihmojë amerikanët çcdo ditë. Ai po goditet nga Demokratët në të majtë e të djathtë ndërkohë që Republikanët po ulen e po planifikojnë si të na shqyejnë kockat. Republikanët janë Nazistë. Ka një dallim mes demokracisë e diktaturës.” – shkroi ajo.

Vetëm disa muaj më parë, Cher gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale i krahasonte Republikanët me Nazistët.

“Ashtu si Hitleri shkatërroi Gjermaninë nga brenda, kështu Republikanët do të shkatërrojë demokracinë dhe Amerikën nga brenda.” – shkroi Cher në Twitter në shtator.